Sport
Afrimi më i ri në radhët e ekipit të Skënderbeut

Në seancën stërvitore që nisi të martën, me bluzën bardhekuqe të Skënderbeut është shfaqur edhe Yannick Makota.
Ky futbollist vjen si përforcim në repartin e sulmit. Shtatlartë dhe me fizik të fuqishëm, por mbetet për tu parë sa efektiv do të jetë para porte. Teksa vëmendja e sportdashësve korçarë ishte përqëndruar tek ky futbollist Makota dha sinjale të mira që në seancën e parë stërvitore dhe u duartrokit në rastin e shënimit të një goli.
Ai mësohet se ka luajtur në kategoritë e ulëta në Francë. Ka mbëritur në Korçë që në ndeshjen miqësore me Besën pak ditë më parë, teksa ndoqi ndeshjen nga tribuna.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




