Subscribe

Policit  Afrim Bunjaku i cili u  vra ne krye te detyres nga serbet ne fshatin Banjskë i ajen bere nderrimet e fndit. Presidentja Vjosa Osmani  i ka akorduar titullin “Heroi komnbëtar” i cili eshte dorezuar djemve te tij .

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVËS

Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qellmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës por edhe i rajoni.

 

Albin Kurti perseriti se sulmi i te djeles ishte një akt terrorist ndaj shtetit te Kosoves .

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

Me veprimet profesionale dhe të guximshme të Policisë, dje e pamundësuam një skenar ë të gjerë kriminal e terrorist. Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të financuar materialisht dhe të mbështetur nga Serbia. Reagimi profesional i Policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre, si dhe konfiskimin e gjithë armatimeve dhe mjeteve të tjera logjistike”, 

 

Nderimet e qeverisë shqiptare për policin e vrarë i kane përcjellë ministri i jashtëm, igli hasani dhe ai i brendshem Taulnat Balla. Ata kane marre pjese ne homazhet në fshatin samadrexhë të vushtrisë.

 

Kosova ka shpallur dite zie të hënën në nder të efektivit Afrim Bunjaku.Flamujt e të gjitha institucioneve jane ulur ne gjysmështizë.

 

Mëngjesin e së dielës një pjesëtar i policisë së Kosovës u vra pas sulmeve nga një grup i armatosur në veri të vendit. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në hyrje të fshatit Banjskë në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *