E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Afganistani e humb ndihmën financiare amerikane

Afganistani duket se do ta humbasë ndihmën me vlerë 160 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat akuzojnë Kabulin për korrupsion të shfrenuar.

 

Vendimi vjen në më pak se 10 ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale. Përmes një deklarate për mediat sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo,  është shprehur se Uashingtoni po kthen mjetet përsëri në arkën e SHBA-së.

 

Reklamë

Këto para ishin caktuar për një projekt të madh të infrastrukturës energjetike afgane. Pompeo ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se korrupsionin e qeverisë afgane dhe keqmenaxhimin financiar” si dhe “paaftësinë e Kabulit për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane.

 

Masa vjen në kohën kur presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, po synon një mandat të dytë në zgjedhjet që mbahen më 28 Shtator. Autoriteti Kombëtar i Prokurimit në Afganistan ka dështuar “të përmbushë standardet për transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike”, tha Pompeo.

 

Që nga viti 2001, Afganistani ka marrë më shumë se 93 miliard dollarë ndihmë amerikane, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Vazhdo të lexosh

Reklamë