E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Bota

Afganistan, regjistrohen 14 kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Për garën presidenciale janë regjistruar 14 kandidatë.

 

Në mesin e kandidatëve të regjistruar është edhe presidenti aktual i vendit, Ashraf Ghani, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Hanif Atmar dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

 

Reklamë

Ghani dhe Abdullah kishin garuar së bashku në zgjedhjet e vitit 2014, të cilat ishin përshkuar me pretendime për parregullsi të mëdha.

 

Atëbotë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte ndërmjetësuar një kompromis, për formimin e një qeverie të unitetit, ku Ghani u emërua presidenti dhe Abdullah ishte emëruar në postin e shefit ekzekutiv./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë