E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

Afera “Partizani”, Berisha në gjyq, sot mbahet seanca paraprale për të vendosur nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi u mor i pandehur do të njihet sot me vendimin e gjykatës nëse do t’i nënshtrohet apo jo procesit gjyqësor .

Tri janë skenarët e mundshëm të vendimmarrjes nga gjyqtarja Flojera Davidhi: dosja mund të kalojë për gjykim, mund t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave nuk është e bazuar në prova ose çështja mund të pushohet.

Reklamë

Nëse kjo ndodh, atëherë Sali Berisha, Jamarër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja si dhe noterja Andia Pustina do të zhvisheshin nga akuzat që rëndojnë mbi ta.

Publikisht  Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë gjykatën e  posaçme me provat dhe dëshmitarët, që do ti sjellë mbrojtja.

Reklamë

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor  të dhëndrit të tij  që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.

Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë