Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i shesë avionë...

Shkon në 50 numri i viktimave nga Ebola në...

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët...

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që i bëri...

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus

Afera me djegësin e Elbasanit/ Avokati i Lefter Kokës: SPAK nuk ka asnjë datë për korrupsionin e pretenduar

1 Qershor 13:41

Seanca e mbrojtjes për 10 të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit dështoi. Shkak për këtë u bë mungesa e dy prej përfaqësuesve ligjorë të dy prej të pandehurve, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa.

 

I pranishëm në seancë ishte ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ndërsa ish-Minstri i Mjedisit, Lefter Koka, mungoi.

 

Jashtë seancës, Tritan Hamitaj, avokati i ish-ministrit Koka, u shpreh se organi i akuzës nuk ka përcaktuar datën e kryerjes së veprës korruptive, për të cilën akuzohet klienti i tij.

 

TRITAN HAMITAJ


AVOKAT

 

Është e paqartë në lidhje me datën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit. Nuk është përcaktuar në asnjë vend, as në njoftimin e marrjes së akuzës, as në kërkesën për gjykim.

 

Në të njëjtën kohë, sipas avokatit, prokuroria e posaçme i ka kërkuar gjykatës ngrirjen e një sërë asetesh në pronësi të Lefter Kokës, të cilat tejkalojnë vlerën e veprës penale të korrupsionit, e cila parashikohet të jetë rreth 2.9 milionë euro.

 

TRITAN HAMITAJ

 


AVOKAT

Nuk përputhet vlera e produktit të krimit, që është afërsisht 309 milionë lekë me pasuritë që kërkojnë të konfiskohen. Është shumë e madhe, pasi nuk e dime vlerën e 8 apartamenteve, ndërkohë që kantina ka një vlerë prej 244 milionë lekë, një kontratë që janë shitur 3 njësi janë 610 mijë euro, një vilë është 350 milionë euro, që janë shumë më shumë se 390 milionë lekë. Duhet të kenë një rrjedhë logjike konkluzionet e prokurorisë që vlera e krimeve të kishte koherencë me vlerën e konfiskimit.

 

Për inceneratorin e Elbasanit, Spak i ka kërkuar gjykatës dënimin me 10 vjet heqje lirie për ish-ministrin Koka, njëlloj edhe për 2 pronarët e impiantit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Për Stela Gugalljan, prokuroria kërkoi 7 vjet burg. Ndërsa, për Alqi Bllakon u kërkua 4 vjet. Por të gjithë ata përfitojnë ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
alqi bllako inceneratori i elbasanit Lefter Koka SPAK

Nga e njëjta kategori

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, era favorizon flakët

më shumë...

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada Tiranë-Durrës

më shumë...

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

6:15

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm...

5:58

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues...

5:46

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas...

5:28

Lodhje pas drekës? Ekspertët zbulojnë tre mënyrat...

5:23

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk...

5:10

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky...

5:01

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:41

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër...

4:35

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.