Subscribe

Pas arrestimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik dhe tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, dalin në dritë detaje të reja.

 

Prangosja e zyrtarëve ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë së Posaçme, lidhur me tenderin prej 100 milionë lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.

 

Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre anëtarët Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci përballen me akuzën e korrupsionit.

 

Nge hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka bërë tenderin pa marrë ende miratimin e autoritetit të medias audiovizive për të hapur kanalin RTSH Agro, si dhe ka bërë preventivin e projektit me vlerë prej 100 milionë lekësh, pa e ditur nëse fondi do të miratohej ose jo nga ministria e Financave.

 

Një tjetër shkelje sipas prokurorisë së Posaçme ishte edhe zgjatja e afatit për firmën fituese përtej 45 ditëve që ishte parashikuar në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *