Përreth 4 orë e 15 minuta, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet nga Prokurorët e Posaçëm në cilësinë e kallëzuesit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv, “Partizani”. Ai bëri të ditur që kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund.

 


TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS

 

Unë kam qenë shpesh këtu për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj e shpresoj që SPAK do i shkojnë fund akuzave. Kam bërë kallëzim edhe për ­çështjen e kompanisë OSSH.

 

Unë do jem sërish këtu nesër për një padi penale në ngarkim të Berishës.

 

Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet t’a adresosh. Dua t’i qëndroj angazhimit që për çështjet që diskutova të mbeten sekret. Unë u thirra si person që ka dijeni. Unë shpresoj të ketë zhvillime për privatizimin e kompleksit të Partizanit.

 

Ai ka paditur për këtë çështje ish-kryeministrin Sali Berisha, familjarë të tij, si dhe anëtarë të kabinetit qeverisës gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.

 

Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar pallate.

Spak mund të thërrasë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në shtator të vitit të kaluar, Spak ka pyetur ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si person që kishte dijeni për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

 

Të pyetur për këtë dosje janë edhe Isa Tare, drejtori i klubit sportiv dhe ish-komandanti i mbështetjes logjistike, Vladimir Qiriazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *