Subscribe

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbylli hetimet për inceneratorin e Fierit, ndërsa komunikoi akuzat për të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-deputetin Alqi Bllako.

 

Sipas SPAK mbi Bllakon, rëndojnë dy akuza, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

 

Ndërkohë akuza do t’i komunikohet edhe personave të tjerë, si dhe ish-ministrit Lefter Koka.

 

SPAK për këtë dosje mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë.

 

Bëhet me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish-deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

 

Sipas SPAK, Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

 

Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

 

Këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe prokuroria ka dyshime se ish-deputeti ka paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto. Avokatët e të arrestuarve kanë 10 ditë kohë që të dorëzojnë provat e tyre, përpara se dosja të shkojë në gjykatë për shqyrtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *