Partia Demokratike ka paditur në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar provat që ka paraqitur PD sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e ngjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit.

 

“Në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncensinin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i këkronte mendim sipas rregullit.

 

APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësis sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.

 

Në përgjigje APP thotë “ Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *