Subscribe

Apeli i Posaçëm ka lënë për të dytën herë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Këtë herë pozita e tij përballë ligjit u rëndua edhe më tepër pasi gjykata i caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg” edhe për inceneratorin e Elbasanit krahas masës ekzistuese për djegësin e Fierit.

 

 

Dy javë më herët, SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme që në ngarkim të ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, Bllako të vendosej edhe një masë tjetër për inceneratorin e Elbasanit, por diçka e tillë u refuzua nga togat e zeza. Kjo e detyroi Prokurorinë që t’i drejtohej Apelit, i cili doli këtë të enjte me një verdikt final.

 

 

Bllako në cilësinë e vartësit të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka sipas prokurorisë kishte dijeni për aspektet procedurale duke lejuar shpalljen e emergjencës mjedisore që do i hapte rrugë ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

 

 

Bisedat elektronike mes tij dhe tre bosëve të inceneratorëvë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja janë provat për të cilat, sipas SSAK, ish-deputeti duhet të merret i pandehur për “Shpërdorim Detyre” edhe për djegësin e Elbasanit.

 

 

Nga ana tjetër, ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka iu refuzua nga Apeli i Posaçëm zbutja e masës së sigurimit po këtë të enjte, për inceneratorin e Fierit.

 

 

Me argumentin se vuan nga sëmundje të zemrës ai ka bërë vazhdimisht ankimime të masës së sigurimit, por togat e zeza ia kanë refuzuar kërkesat.

 

 

Sikundër ish minstri Koka tashmë edhe Alqi Bllako do të vuajë dy masa sigurimi personal “arrest në burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *