Vendi
Afera e gjyqtares Andrea

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj Ilia Çabirit, duke e lënë ate në burg. Nëpërmjet avokatit të tij, i pandehuri kërkoi lirinë, pasi vuan nga një sëmundje e rënda. Çabiri eshte i akuzuar per çështjen e korrupsionit, ku implikohet edhe gjyqtarja Majlinda Andrea. Sipas akuzës, Ilia Çabiri është një nga tre të arrestuarit për ryshfetin prej 50 mijë eurosh qe i është dhënë gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. 49-vjeçari, sëbashku me Eleni Linon, ishin palë në procesin gjyqësor për një sipërfaqe toke prej 40 hektarësh në Butrint të rrethit të Sarandës, ndërsa Petraq Dashi ka pasur rolin e ndërmjetësit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




