Fluksi i qytetarëve për të lidhur kontrata të reja dhe aktmarrëveshje me ujësjellësin mund të çojë në një shtyrje të afatit përtej datës 1 shkurt. Kjo gjë është deklaruar nga drejtori i përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime Arben Skënderi në takimin e zhvilluar në prefekturën e Durrësit për reformën e ujit.

 

Drejtori  i përgjithshëm i ujësjellësve tha se këtë shqetësim e ka marrë edhe nga ujësjellës te tjerë të vendit. Sipas tij, mund të ketë shtyrje vetëm për abonentët familjarë.

 

E pranishme ne takim ishte edhe zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila ka kërkuar që të merren masa jo vetëm për reformën e ujit, e iniciuar që në muajin nëntor të vitit të kaluar.

 

Zv/kryeministrja Mesi foli edhe për lehtësitë që qeveria ka krijuar për qytetarët.

 

Janë 1300 shërbime në total që mund të gjenden ne zyra dhe institucione të ndryshme dhe për këtë ajo ka kërkuar që të ketë një staf sa më të përgatitur në mënyrë që qytetarëve t’u shërbehet me kulturë dhe korrektësi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *