Mazhoranca është drejt zyrtarizimit te nje ndryshimi ligjor për ish te përndjekurit politike, duke iu dhëne atyre mundësinë te aplikojnë per te përfituar dëmshpërblim financiar. Sipas ligjit ne fuqi, afati për te bere kërkesën, ishte korriku i vitit 2009. Por nga kjo kohe e deri me sot, per arsye te ndryshme, kishin mbetur jashtë skemës edhe qindra ish te dënuar te tjerë. Ndaj qeveria ka shtyre ketë afat ligjor deri ne fund te 2017-es. Deri ne fund te këtij viti, ata te perndjekur qe nuk kane aplikuar, kane te drejtën ligjore te dorëzojnë kërkesat. Nga ky ndryshim ligjor, i cili është duke u diskutuar ne komisionet parlamentare, përfitojnë edhe 320 ish te dënuar politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *