Subscribe

Gjate vizitës ne verilindje, Kryeministri Edi Rama është ndalur ne aeroportin e Kukësit, i cili siç ai vet ka premtuar, pritet qe shume shpejt te nis nga puna.

I shoqëruar nga ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku, kreu i qeverise ka inspektuar nisjen e punimeve, te cilat pritet te përfundojnë brenda 24 muajve.

Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra.

Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *