Subscribe

 “Aeroporti i Tiranës ka taksat më të larta jo vetëm në rajon, por krahasuar edhe me të gjitha vendet e tjera të Europës. Ky aeroport ka të drejtat ekskluzive të ajrit në Shqipëri. Është folur shpesh për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit për heqjen e kësaj të drejte, por deri tani nuk është firmosur asnjë kontratë e tillë.”

Synimi i qeverisë ishte hapja e dy aeroporteve të tjera, një ne Kukës dhe një në Vlorë ose Gjirokastër për të konkurruar tregun dhe rrjedhimisht të uleshin tarifat dhe çmimet e biletave. Negociatat me palën gjermane të Rinasit kanë më shumë se dy vite që vazhdojnë, por askush nuk e di për çfarë është rënë dakord. Edhe pse një kontratë e pafirmosur u miratua nga disa institucione, përfshirë edhe avokaturën e Shtetit, ajo nuk arriti të finalizohej. Pavarësisht deklaratave të ministrit Ahmetaj, në atë kohë në krye të ministrisë së Ekonomisë, Vizion Plus ka kontaktuar ministrinë tjetër përgjegjëse, atë të Transporteve, e cila thotë se negociatat me gjermanët nuk janë mbyllur. Të njëjtën gjë konfirmon edhe drejtori i aeroportit, i cili thotë se çështja është ende ne negociata.

“ Tentativat e qeverisë për të zgjatur kontratën koncesionare si kusht që të hiqet eksluziviteti i ajrit,  kundërshtohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme dhe të ulen tarifat.”

Konkurrenca ka depozituar në Kuvend një raport ku shprehet kundër zgjatjes së kontratës. Ky autoritet thotë se tarifat duhet të vendosen sipas një metodologjie, e cila në thelb të saj ka koston që i ngarkohet qytetarëve, në të kundërt mund të ketë abuzim me pozitën dominuese të tij.

Për shkak të pozicionit të kompanisë koncesionare si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos.”

Nuk dihet nëse këto rekomandime do të merren parasysh, por qytetarët vijojnë të kenë shqetësim çmimet e larta. Madje ditët e festave, kur ka më shumë fluks, ata paguajnë më shumë. Janë 5 pagesa detyruese, të cilat bëjnë që vetëm për këto tarifa, kostoja e uljes ose ngritjes së një avioni në aeroportin e vendit tonë të jetë mesatarisht 2500 euro, pa shpenzimet e karburantit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *