E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Vjedhje e re e Qeverisë

Pak ore pas deklaratës se ministrit Gjiknuri, ka reaguar nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë Jorida Tabaku. Ajo shkruan ne Facebook se qeveria e ka negociuar kontratën për aeroportin e Vlorës ne te njëjtën mënyrë siç u negociua kontrata me koncesionarin e Rinasit, i cili sot është një barre e madhe për qytetaret qe fluturojnë me kosto te larta.

 

Për deputeten e PD, qeveria nuk ka pritur te përfundojë studimi i fizibilitet për këtë aeroport, te cilin e njoftoi kohe me pare, por ka nxituar ta zyrtarizoje atë, duke e miratuar me urgjence. Tabaku ka kritikuar edhe mënyrën se si qeveria ka vendosur te realizoje projektin, duke subvencionuar kompaninë ne rast se nuk arrin numrin e nevojshëm te fluturimeve. Kjo skeme sipas tabakut nuk i garanton shqiptareve çmime me te lira ne treg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë