Subscribe

Heqja e ekskluziviteti te fluturimeve nga aeroporti “Nene Tereza” është nje lajm i mire, por biznesi i turizmit e sheh me dyshim leverdinë ekonomike te aeroportit te Kukësit. Operatoret turistik thonë se gjeografikisht Kukësi është larg, ndaj një aeroport ne jug te vendit, do të ishte më i vlefshëm për ekonominë.
Enver Mehmeti që drejton Shoqatën e Turizmit, thotë se ne varësi te administrimit te aeroportit te Kukësit, do te shikohet nëse ai do te jete me interes për kompanitë Low Cost. Ndërsa Besnik Vathi është i mendimit se Kukësit do t’i shërbeje me shume si një aeroport per trevat shqiptare. Ata qe do te vijnë për qëllime turistike vështirë se mund te zgjedhin Kukësin si destinacion aeroportual. Operatoret turistik sqarojnë se janë politikat e qeverise ato te cilat rrisin kostot e fluturimeve.
Behet fjale për taksat qe aplikohen, por mbi te gjitha edhe per karburantin me te cilën furnizohen avionët, i cili është me i shtrenjti ne Evrope.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *