Mjeti fluturues solar impulse 2 ka nisur fluturimin mbi Atlantik në një tjetër udhëtim maratonë me aeroplanin që përdor energjinë diellore. Nisja është bërë nga Nju Jorku dhe destinacioni final është qyteti i Seviljes në Spanjë. I gjithë fluturimi pritet të zgjasë 90 orë. Piloti i këtij mjeti fluturues është Bertrand Pikard. Ky i fundit ka mundësi të bëjë disa pushime të vogla, ndërsa mjeti është në pilot automatik. Solar impulse 2 ka një gjatësi më të madhe se ai i një avioni boing, që përllogaritet në 72 metra. Në krahët e tij janë të instaluar panele diellorë. Ai peshon 2.3 ton dhe ka një shpejtësi mesatare 70 kilometra në orë. Deri më tani aeroplani eksperimental “Solar impulse 2” ka kryer 14 fluturime. më i gjati ka qenë ai mbi oqeanin Paqësor që ka zgjatur 4 dite e 22 ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *