E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Adriatik Zotkaj sulmon Prokurorinë e Përgjithshme

Pas termet Peçit ne Tepelene, është Adriatik Zotkaj ai qe sulmon Prokurorinë e Përgjithshme. Kryebashkiaku i Poliçanit e konsideron qesharake kërkesën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, per heqjen e mandatit te tij.

 

Zotkaj thotë se akuza të tilla i dëgjon sa herë afrojnë zgjedhjet.

 

Reklamë

Organi qendror i akuzës kërkoi nga KQZ ndërprerjen e mandatit per kryebashkiaket e Poliçanit dhe Tepelenës, me argumentin se kane fshehur dënimet. Ndërkohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta shqyrtoje kërkesën brenda pak ditëve.

 

Sipas prokurorisë, Adriatik Zotkaj është dënuar për  “Shkelje së rregullave të qarkullimit rrugor” me 3 vjet burg, “Kundërshtimin e punonjësve të policisë”, dënuar me 10 muaj burg, dhe për fshehje pasurie, dënuar me 1 vit burgim.

Më shumë video

Reklamë