Subscribe

Adiatik Llalla pritet t’i japë fund detyrës me mbarimin e mandatit, teksa shumica po përgatitet për zëvendësimin e tij.

 

Burime nga kuvendi bëjnë me dije se ne seancën plenare te 30 nëntorit, mazhoranca pritet te fuse ne rend te dites votimin për Prokurorin e ri te Përgjithshëm, qe do te zëvendësoje shefin aktual te akuzës Adriatik Llalla, mandati i te cilit mbaron me 3 dhjetor.

 

Pak javë më parë, kryeprokurori pretendoi se mandati i tij nuk përfundonte në fillim të dhjetorit dhe se do të vijonte të qëndronte në detyrë.

 

Mbarimi i mandatit, pretendohet nga organi i akuzës, është pas dy viteve, pasi për shkak te ndryshimeve kushtetuese në kuadër te reformës ne drejtësi mandati i kreu të organit te akuzës është 7 vjet dhe ky parashikim ligjor vlen edhe për Adriatik Llallën, i cili ka 5 vjet ne këtë detyre.

 

Por, për shumicën socialiste, mandati i Llallës përfundon në fillim të muajit dhjetor dhe sipas ligjit për prokurorinë, ai duhet te largohet.

 

Në seancën e datës 30 nëntor është parashikuar edhe votimi në Kuvend për shkarkimin e kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri. Ky i fundit akuzohet nga PS se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, ne rastin e shqyrtimit te mandatit te kreut te Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj.

 

Per mazhorancen, me vendimin për mosshqyrtimin në kohën e duhur, që përcaktohet në ligj dhe që u pasua me refuzimin e shkarkimit të kryebashkiakut Kapllanaj, Zguri i mbështetur nga opozita, shkeli parimet e ligjit.

 

Burime prane mazhorancës bejne me dije se pas shkarkimit te Zgurit do te shpallet vakanca per kryetarin e ri të KQZ-së, per zgjedhjen e te cilit do te ndiqen procedurat normale te parashikuara ne ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *