E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Adriatik Llalla dënohet me burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të dënojë me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

 

Po ashtu, sipas GJKKO, Adriatik Llalla nuk lejohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.

 

Reklamë

Trupa gjykuese vendosi këtë të enjte edhe të konfiskojë pasuritë e Llallës që ishin nën sekuestro nga prokuroria. Bëhet fjalë për një apartment në Durrës dhe katër sipërfaqe toke.

 

Ai u dënua me heqje lirie për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Pas vendimit, Adriatik Llalla refuzoi të komentojë për gazetarët.

Më shumë video

Reklamë