
Adrian Devolli hap ekspozitën “përgjithmonë kanavace”
“Përgjithmonë Kanavacë” është ekspozita e hapur në galerinë Kalo nga piktori Adrian Devolli.
Në zhvillimin e madh teknologjik, dashuria e vetme për piktorin mbetet kanavaca.
Kanavaca është deri më sot dhe them ”përgjithmonë kanavacë”, që do të thotë përgjithmonë dimensioni dy dimensional, sepse dimensioni i saj kërkon mjeshtri per për te teknologjia, sigurisht është rritur por nuk do të thotë që kanavac është vjetruar, vlera artistike ndodhet brenda këtij kuadrati.
Si çdo artist tjeter edhe krijimtaria e Adrian Devollit nuk mund të shpëtonte pa u prekur nga zhurma politike dhe tranzicioni qe përjeton shoqëria.
Ato janë pemë, që krijojnë nje tension te brendshëm siç ka njeriu ata forcën dhe tension psikologjik që po jetojmë ne kete kohe ne kete vend që nuk flitet me per artin, flitet për vrasje, kriminalitet dhe nje politike ordinere.
Vepra me e dashur per piktorin është ajo qe simbolizon plagën e madhe te emigracionit.
Kjo është 1 vepër politike që si dramë ka ikjen e madhe të shqiptarëve mbas ndërrimit të sistemit dhe fatkeqësisht dhe ikjen që ndodh sot. Është trajtuar me pak tonalitete ngjyre që të mbajë dramën maksimale dhe ne per te ndjehet nje portret me shami nje sup, nje dore dhe nje dhe nje kembe te palosur, nje figure që kjo simbolizon vendin tone Shqipërinë. Që ikin njerëzit dhe ikin, është trajtuar kështu sepse këtij vendi i ikën njeriu i ikën shpirti, rinia, jeta dhe trajtimi është bërë i tillë sepse ti kthehesh ne nje kufome qe mbetet nje gjurmë ne histori, kjo është drama më e madhe që vazhdon edhe sot.
Ekspozita e Adrin Devollit do te jete e hapur për publikun e kryeqytetit deri ne 31 mars.




