E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Adoleshenti godet tre herë me thikë mësuesen pas shpine

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në qytetin e Italisë, Varese.

Sipas medieve italiane, qadoleshenti ka goditur me thikë pas shpine një mësuese në hyrje të shkollës.

Sipas raportimeve policore adoleshenti e kishte marrë thikën nga shtëpia.

Mësuesja 57-vjeçare, e cila mori tre goditje në shpinë, është dërguar në spitalin Circolo di Varese, dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia dhe Prokuroria për të Mitur të Milanos po hetojnë për motivin e këtij gjesti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë