Subscribe

Edhe pse është 15 vjeç, Klodiani ka një pasion të madh per makinat. Por dëshira e madhe per te qene ne timon, ndonëse nuk e ka mbushur moshën, e ka çuar ate ne prangat e policisë. Në muajin maj, adoleshenti u arrestua teksa po i jepte makinës se te atit. Ai bëri 3 ditë paraburgim në qelitë e komisariatit nr.6. Por i riu nuk dorëzohet. Ai kontakton rregullisht me instruktorin e autoshkollës për të marrë njohuri të përgjithshme se kur duhet të pajiset me leje drejtimi. Aktualisht i mituri mund të qëndrojë në automjet, por vetëm në vendin e pasagjerit. Psikologia e Gjykatës së Tiranës, e cila e ka asistuar Klodianin në seancat gjyqësore, thotë ka shume raste me te mitur qe drejtojnë automjete pa pasur leje drejtimi. Në shërbimin e provës trajtohen edhe rastet e te rinjve qe janë kapur duke i dhënë makinës nen efektin e drogës. Rreth 80 të mitur u dënuan ne Gjykatën e Tiranës gjatë 9 muajve të parë të vitit. Ata janë lene ne gjendje te lire ose me shërbim prove, per shkak të moshës dhe per te mos ndërprere shkollën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *