Subscribe

Kjo foto e shkrepur në vitin 2015 është e fundit që Can Murataj ka me vëllain e tij Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë të martën e kaluar gjatë ndjekjes nga policia, pas supergrabitjes në Aeroportin e Rinasit.

 

Në një rrëfim nga vila e vëllait të vrarë në Prëzë,  Can Murataj , thotë se mediat kanë aluduar shumë mbi familjen e tij. Kjo vilë sipas tij nuk vlen 3 milion euro.

Ajo është blerë 26 milion lek të vjetra në vitin 2007 dhe për ta rikonstruktuar ka punuar edhe vetë ai.

 

Sipas Canit edhe vëllai tjetër tij , Aleksandër Murataj është dënuar me 12 vjet e gjysëm burgim si pjestar në grabitjen e blindave në 2017-ën, pa asnjë provë.

 

Cani thotë se Admiri ishte një familjar i dashur, që punoi si mësues, emigroi në Greqi ku punoi si murator, por në vitin 2014 për arsye që as ai vet ai nuk i di , devijoi nga “rruga e drejtë ”.

 

Cani është një biznesmen që ka në pronësi një servis në Vorë dhe si vëllai i Admirit ka qenë një person në hetim. Ai thotë se policia i ka bastisur disa herë biznesin.

 

Në lidhje me 13 identitetet që përdorte Admir Murataj, Cani thotë se këtë veprim e bën cdo emigrant për të përfituar asistencë nga shteti grek.

Për zbardhjen e ngjarjes së fundit, ku vëllai i tij humbi jetën ai thotë se pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme ndonse deri tani nuk është kontaktuar nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *