Administrimi i pallateve në Durrës, bashkia u kërkon banorëve të krijojnë asambletë
Bashkia e Durrësit ka njoftuar banorët e pallateve që të nisin procedurat për krijimin e asambleve dhe kryesive të godinave për administrimin e tyre.
Pas daljes së ligjit për administratorët e pallateve, kjo është një fazë e re që do të nisë zbatimin konkretisht nga ana e banorëve për të zgjedhur personat që do të meren me administrimin dhe kujdesin e hapësirave të përbashkëta.
Daniela Murataj, përgjegjëse në sektorin e bashkëpronësisë, pranë bashkisë Durrës, shprehet se aktualisht janë afishuar të gjitha njoftimet dhe për momentin interesi është i ulët.
Shumë nga palltet e ndërtuara gjatë viteve të fundit kanë administrator që merren me mirëmbajtjen e godinës dhe probleme të tjera që kanë nevojë për mbikqyrje.
Problemi që haset më së shumti është se një pjesë e banorëve nuk janë bashkëpunues duke mos paguar tarifën mujore të administrimit që shpesh vendoset nga vetë banorët.
Për këtë pjesë, Murataj thotë se ligji përcakton penalizimin me gjoba që variojnë nga 5-10 mijë lekë të reja.
Ligji për administrimin e godinave të përbashkëta synon që të rregullojë marrëdhenien e bashkëjetesës.
Personave që do të meren me administrimin mund të jenë agjenci të licensara apo persona fizik të regjistruar me NIPT.




