E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ademi takim me ambasadoren e Francës: E informova për situatën e pandemisë në Shkodër

Kryetarja e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim këtë të enjte me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.

Përmes një postim në “Facebook”, Ademi bën me dije se e ka informuar për masat e marra dhe punën e bërë deri më tani për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shkodër, ndërsa e ka falenderuar për interesimin e treguar për Shkodrën në këto ditë të vështira.

“Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë. E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes por edhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës. Ambasadorja Vasak dhuroi 1000 maska, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për shërbimet për ata që janë më të ekspozuar e në risk”, shkruan Ademi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë