Krybashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi gjate nje lidhje direkte ne skype me edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus, e konsideroi skandaloze dhe të tmerrshme faktin që në Shkodër janë  bërë pak testime dhe qytetaret që kanë shqetësime shëndetesore nuk marrin përgjigjen e duhur nga autoritetet shendetësore.

 

Kemi tre vatra në Shkodër, janë tre familje ku është shtrire Covid 19. Është skandaloze, është e tmerrshme dhe për këtë gjë po ju jap një shembull. Ne kemi pasur një vdekje të një pacienti në spital në Shkodër, ku është thënë se e sëmura ka vdekur si pasojë e patologjive të tjera dhe jo sepse ishte prekur nga Covid 19.Në shkodër ka pasur shumë pak testime.Duhet të fusësh mik që të besh testime në Shkodër, ky është lajmi I fundit, kjo është skandaloze.Është e pafalshme që dy javë më parë kanë dal pozitiv anëtar të një familje, dhe të tjerët dolen vetëm mbrëmë.Alarmi I parë që u dha tek oficeri I policisë gjyqësore në Shkoder duhet ti kishte vënë në lëvizje strukturat shteterore.

 

Ndërsa sa I takon masave të marra nga pushteti vendor dhe pamjeve të tmerrshme që vijnë nga tregjet e qytetit dhe shëtitore, Voltana Ademi tha se  bashkia do të shtojë edhe më shumë kontrollet por qytetaret nuk mund të sulmohen dhe të ngarkohen më shumë sec duhet me përgjegjësi.

 

 

Qeveria nuk është e interesuar fare për bashkëpunim me ne si bashki për masat kundër Covid 19.Megjithatë nisur edhe nga këshillat e komitetit teknik, ne sot kemi shtuar masat në tregje, dhe neser do ti shtojmë edhe më shumë kontrollet.Por përgjegjësia nuk mund ti lihet vetëm qytetareve.Në banka dhe në posta ka probleme të jashtëzakonshme.Qeveria nuk është munduar ti dërgojë njerëzve as ilace, as ushqime dhe as pensione në shtëpi, dhe ia vëjmë vetem barrën qytetareve.

 

 

Në fund Ademi ka vijuar edhe replikat ne distancë me ministrin Lleshaj.

 

 

Unë, përtej daljeve publike të ministrit Lleshaj me 20 bodigardë, qeveria të rrisë numrin e testimeve dhe ti përgjigjet shqetësimeve të shumta që vijnën nga qytetarët tanë tek 127.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *