E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Adelina Tahiri nuk ndalet!

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka treguar se mund t’ja dalë në shumë fusha të ndryshme e me anë të një postimi në ‘Instagram’ na ka surprizuar me angazhimin e fundit të saj.

 

Ajo ka publikuar një foto ku duket një këpucë e zezë tepër moderne mbi të cilën qëndron i shkruajtur emri i Adelinës. ” Vjen së shpejti ‘Shoes by Adelina’”, shkruan artistja bashkangjitur fotos.

 

Reklamë

Duket se ajo ka vendosur të jetë dizenjatorja e linjës së saj personale të këpucëve. Këpuca fine që Adelina ka vendosur të publikojë për lajmërimin e kësaj sipërmarrjeje të re është e ngjashme me ato të ‘Louboutins’. Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të jetë i gjithë koleksioni i artistes maqedonase.

 

Iniciativa e saj u prit shumë mirë dhe nuk munguan as komentet nga fansat duke i uruar suksese në këtë sipërmarrje të re.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë