E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Adele: Nuk do të bëjë më kurrë një turne

Adele është shprehur se koncerti i saj në Zelandën e Re mund të jetë i fundit në nivel ndërkombëtar për këngëtaren.

 

 

Duket se turi i saj në botë, i cili është konsideruar i suksesshëm, ka ndikuar shumë tek Adele, e cila ka treguar se ka qenë shumë nervoze dhe se ndoshta nuk do të bëjë më kurrë një turne tjetër.

Reklamë

 

 

“Nuk është diçka që unë mund ta bëj shumë mirë. Ndonjëherë duartrokitjet më bëjnë të ndihem e pambrojtur. Nervozohem aq shumë gjatë performancave sa kam frikë të provoj të bëj diçka të re. Nuk e di nëse do të bëj sërish një turne, edhe pse ka qenë arritja ime më e madhe në karrierën time”,- është shprehur Adele.

 

 

Këngëtarja e “Turning Tables” ka përfunduar turin e saj “live”,  i cili ka zgjatur rreth 13 muaj. Adele ka performuar në shumë qytete të Europës, Amerikës dhe Australisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë