Adele ndalon koncertin në Australi dhe…

Adele ka bërë një veprim të papritur gjatë një koncerti në Australi. Në fakt, këngëtarja ka ndalur së kënduari për t’i bërtitur punonjësit të sigurisë, i cili po i kërkonte publikut të ulej që po argëtohej me këngët e saj.
“Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur në koncert?”, ka thënë ylli i hitit “Hello” duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.
Theksojmë se në koncertin e saj stadiumin “Ettihad” në Melbourne morën pjesë mbi 77 mijë njerëz.
Britanikja 28-vjeçare është duke punuar në projekte muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.



