Subscribe

Per nje jave, Shqipëria do te jete e mbërthyer nga i ftohti siberian. Masat e ftohta ajrore qe vijnë nga Siberia, kane bere qe i gjithë vendi te jete me ngrica dhe temperatura disa grade nen zero. E marta e 19 janarit konsiderohet dita me e ftohte e dimrit deri tani. Peshkopia dhe Korça janë qytet me te ftohta. Edhe pse i ftohti mund te ndihet me tepër, termometri ne këto qytete ka shënuar -12 grade. Ndërsa ne Tiranë, temperaturat jane ulur deri ne -6 grade. Edhe pse e mërkura do te nise me nje rritje te lehte, temperaturat e ulëta, do te jene nen zero dhe kjo situate do te vijoje te paktën deri ne fundjave. I ftohti siberian ka mbërthyer edhe vendet e tjera te Ballkanit, ku sipas Institutit te Gjeoshkencave, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria, po përjetojnë nje dimër ekstrem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *