E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Abuzuan me çmimet, procedohen 2 pronarë dyqanesh në Durrës

Dy pronarë dyqanesh në Durrës janë proceduar penalisht, pasi kanë abuzuar me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga periudha e epidemisë.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për shtetasit A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në tregun agroushqimor, në Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë