E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Abuzuan me çmimet e fruta-perimeve, procedohen 4 persona në Tiranë

Katër administratorë subjektesh janë proceduar në Tiranë pasi kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar, përmes përpilimit të faturave fiktive.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për shtetasit  K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç. Të gjithë banues në Tiranë.

 

Dyshohet se ata kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

 

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.

Më shumë video

Reklamë