Një 29-vjeçar dhe një 21-vjeçar janë arrestuar në Fier, pasi kanë kryer marrëdhënie me një 28-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *