Arrestohet një 42-vjecar në Memaliaj pasi ka abuzuar seksualisht me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buz.

I arrestuari, prej disa ditësh në kërkim, ka abuzuar seksualisht me një 32-vjecare që rezulton të jetë me aftësi të kufizuara.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *