Gjykata e Selanikut vendosi një dënim me 13 vite burg për një 24-vjeçar me origjinë shqiptare për abuzim seksual të një bashkëfshatari të mitur në një zonë të Greqisë së Veriut.

I pandehuri është shpallur fajtor për akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim, pa u njohur asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, veprat duket se janë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një fshat në Greqinë Veriore, kur viktima ishte në atë kohë 12 vjeç dhe i akuzuari nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç. I riu mesa duket e ka ftuar fëmijën në shtëpinë e tij për të luajtur lojëra elektronike dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të. Veç kësaj, aktet duket se janë kryer në një ambient të jashtëm ku 24-vjeçari ka takuar viktimën e mitur.

Në deklaratën e tij, i pandehuri ka mohuar akuzat që i ngarkohen. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *