E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Abuzoi me të miturën, arrestohet i riu në Tiranë

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë