E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Abuzimi seksual ndaj minorenes/ Berisha-mazhorancës: Keni moralin e përdhunuesve

Rasti i abuzimit seksual i minorenes në Kavajë ka shkaktuar përplasje në Kuvend mes palëve politike.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministrin Sandër Lleshaj se fshehu krimin duke mos pranuar që ta bënte publik.

 

Reklamë

Ai tha se nëse nuk do të ketë reagim popullor atëherë, sipas tij, fëmijët nuk do të jenë të sigurt në shkolla.

 

“Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të tyre, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë moralin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër ministri Lleshaj i cilësoi akuzat e Berishës si të pavërteta, pasi sipas tij, personat përgjegjës janë arrestuar menjëherë nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë