Subscribe

Një tjetër ish-ministre ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme. Nisma Thurje këtë të martë ka kallëzuar në SPAK ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

 

Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje politike Krifca duhet hetuar në lidhje me dyshimet e ngritura nga ndërkombëtarët për abuzimet dhe korrupsionin me fondet që BE ka dhënë për fermerët.

 

Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë  ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet. Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europë.

 

Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë është kallëzuar për shpërdorim detyre.

 

Ka qenë gjithë zinxhiri drejtues që ka pasur përgjegjësi administrative për të kontrolluar fondet. Kemi një raport përfundimtar nga OLAF dhe me persona konkretë.  Kemi kallëzuar për shpërdorim detyre.

 

Ishte vetë Bashkimi Europian i cili pezulloi të gjithë ndihmën financiare, pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e AZHBR-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *