Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Abuzimi me 80 hektarë tokë në bregdet

22 Maj 14:44

Prokuroria e Kavajës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së këtij qyteti, Fatos Gjuzi, ish-kryetarin e Komunës Gosë, si edhe disa ish-zyrtarë të tjerë, të akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas organit të akuzës, këta persona në kundërshtim me ligjin, kanë tjetërsuar, regjistruar dhe shpërndarë rreth 80 hektarë tokë bregdetare në zonën e Vilë-Bashtovës. Këtë sipërfaqe, e cila tashmë është nën sekuestro preventive, ish-zyrtarët ua kanë kaluar në pronësi disa familjeve bujqësore, të cilat nuk kanë asnjë dijeni se janë pronarë të hapësirave në bregdet. Më pas, këto toka, ish-zyrtarët ua kanë shitur personave të tretë.
Sipas Prokurorisë, ish-kryetari i komunës Gosë, Sinan Shala dhe ish-zyrtarët lokalë të ndarjes së tokave, Nezir Leçini, Myzafer Xhelilaj e Idriz Thaçi, falsifikuan të gjithë dokumentacionin, në bazë të të cilave rreth 80 hektarë tokë bregdetare, e cila nuk lejohej ligjërisht të ndahej është regjistruar si tokë bujqësore. Falsifikimi është bërë duke ngjitur në regjistrat përkatës disa letra të rreme, në bazë të të cilave Këshilli i Rrethit Kavajë kishte miratuar ndryshimin e destinacionit të tokës.
Pasi kanë ndryshuar destinancionin e tokës nga bregdetare, në tokë arë, e kanë shpërndarë atë në disa familje bujqësore të zonës. Nga veprimet e Prokurorisë së Kavajës, këto familje edhe pse ishin pajisur më parë me tokë rezultonte se në emër të tyre ishin regjistruar disa herë më shumë metra sa i takon. Pas verifikimeve doli se veprimet në emër të tyre ishin kryer nga ish-zyrtarët e komunës dhe të komisionit të ndarjes së tokave, të cilët tashmë janë marrë të pandehur.
Gjithashtu, pasi janë regjistruar këto prona në emër të disa familjeve bujqësore, të pandehurit kanë realizuar fiktivisht rolin e përfaqësuesit të tyre për shitjen e këtyre pronave tek persona të tretë. Të gjitha veprimet e paligjshme të realizuara nga ana e ish-zyrtarëve të komunës Gosë janë legjitimuar nga ish-drejtuesi i Hipotekës Kavajë, Fatos Gjuzi.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
dokumente Falsifikim Hapësira Hipoteka Prokuroria e Kavajës Tokë Bujqësore Vepra Penale

Nga e njëjta kategori

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton dëme në prodhimet bujqësore

më shumë...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

më shumë...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

më shumë...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëv...
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.