Subscribe

Lehtësohet pozita penale për 2 nga zyrtarët dhe ish zyrtarët e ministrisë së drejtësisë të akuzuar për abuzime me 5 tendera gjatë viteve 2016-2017.

 

Gjatë seancës me dyer të mbyllura për rivlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Ardiana Bera vendosi që nga “ arrest me burg ”, drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce dhe ish specialist IT, Arlind Alikaj të hetohen nën masën “ arrest shtëpie ”.

 

Para gjykatës së Tiranës pritet të dalë të shtunën edhe ish sekretarja e përgjithshme e ministrisë së drejtësisë Juliana Hoxha e cila po hetohet nën masën “arrest në shtëpi ” ndërkohë që një tjetër specialist IT është shpallur në kërkim pasi për të është caktuar masa arrest me burg.

 

8 ish zyrtarë të tjerë të ministrisë së drejtësisë, po hetohen nën masën detyrim paraqitje ndërsa skandali me tenderat për mbikqyrjen elektronike dhe disa investime të tjera janë përfshirë edhe në debatin politik për shkak se shkeljet janë konstatuar kur ministria drejtohej nga përfaqësues të lëvizjes socialiste për integrim e cila në atë kohë ishte në bashkëqeverisje me partinë socialiste.

 

Sipas burimeve nga organi akuzës, po verifikohet edhe përgjgjësia e ish ministrave të drejtësisë në periudhën e abuzimit me tenderat me dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *