Subscribe

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është lënë në burg me vendim të SPAK. Së bashku me të, masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua edhe për zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Ndërkohë 2 zyrtarë të tjerë janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

 

Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Përmes këtyre përgjimeve, SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës. Gjithashtu, kryebashkiaku i Bulqizës, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *