Subscribe

Rreth 140 milion lekë ishte abuzimi i zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labit me tenderat për furnizimin me ushqim në 22 burgjet e vendit. Sipas Prokurorisë, Labi përfitonte 2 milion lekë për çdo tender, duke paracaktuar kompaninë fitues përpara se të zhvillohej tenderi. Së bashku me zv/drejtorin në pranga kanë përfunduar edhe katër biznesmenë të tjerë, të cilët ishin nën hetim prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Administratorët takoheshin me njëri-tjetrin në zyrën e Labit dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre. Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se biznesmenët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31 maj 2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22. 6 milion lekë. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë. Zëvendës drejtori i përgjithshëm i burgjeve Iljaz Labi, ka mbajtur kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së zyrtarëve tjerë të lartë në këtë aferë me tenderat publikë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *