E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Abuzimet me lejet e ndërtimit, kallëzohet kryebashkiakja e Sarandës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar në prokurorinë e Sarandës, kryetaren e bashkisë, Floriana Koka, ish kryetarin Edmond Gjoka dhe ish-shefin e urbanistikes Panajot Gunari.

 

Të tre zyrtarët akuzohen nga IKMT për shpërdorim te detyre dhe falsifikimi te dokumenteve.

 

Reklamë

Sipas IKMT, këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në zonën bregdetare.

Floriana Koka erdhi në krye të bashkisë së Sarandës në vitin 2015 nën logon e Partisë Socialiste.

 

Në 2013 Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka.

 

Ai akuzohej për shitje te trojeve dhe dhënien e lejeve te ndërtimit ne mënyrë te jashtëligjshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë