E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Abuzime me tenderin 7 mln lekë për shkallët e zjarrfikëses në Durrës/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për punonjësit e Bashkisë

Apeli i posaçëm dënoi 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjës të kompanive private, nën akuzën e abuzimit me një tender për blerjen e shkallëve të zjarrfikëses.

 

Reklamë

Tenderi ishte në vlerën 7 milionë lekë.

 

Me vendim të formës së prerë, gjykata dënoi shefin e repartit zjarrfikës, Adriatik Velaj me 11 muaj burg për “shpërdorim detyre”.

 

Po për të njëjtën akuzë u dënuan me 10 muaj edhe Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho pjesë e komisionit për vlerësimin e ofertave.

 

Sa i takon kompanive ato u gjobitën me 600 mijë lekë secila, njëherësh edhe me ndalim të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit për 2 vjet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë