Subscribe

Mungesa e një sistemi që tregon policën e sigurimit të automjeteve për të gjithë qytetarët, për ekspertët e sigurisë rrugore është një skemë korruptive nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe kompanive private.

Gëzim Hoxha thotë per Vizion Plus se qytetarët në sistemin aktual nuk kanë mundësinë për të vërtetuar që paratë e paguara për siguracionin e mjetit të tyre përdoren konform ligjit.

Sipas tij, ka shumë raste kur kompanitë kanë abuzuar duke përvetësuar paratë, apo kanë tjetërsuar policën e sigurimit.

 

GEZIM HOXHA

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

Nëse qytetari që priste një policë sigurimi donte të dinte e hapte sistemin dhe thoshte Po, ti ke një mjet tip Ford, ngjyrë gri, me targa kaq dhe ke paguar kaq lekë. Sot nuk është, është hequr. Për çështje korrupsioni është hequr. Unë kam tre ose katër raste që mbasi përfshihen në aksidente qytetarët, japin policën e sigurimit dhe kompania siguruese e mohon. Ka raste që pritet polica e sigurimit, fleta e parë pritet për autobus dhe fleta e fundit që dorëzohet atje pritet për motoçikletë. Ka kompani që abuzojnë dhe AMF-ja luan rolin e sehirxhiut.

 

 

Një sistem i tillë pritet që të hartohet me ndryshimet e Kodit Rrugor që kanë kaluar në Kuvend.

 

Sa i takon ndryshimeve të tjera në këtë Kod, Hoxha shton per Vizion Plus se duhet të ketë ashpërsime të mëtejshme për shkelësit e rregullave të qarkullimit jo vetëm administrative por edhe penale.

 

 

Përveç se do të mbushin arkën e shtetit, por do të sjellin një pasojë pozitive sepse njerëzit janë mësuar me dhunë. Pra edukimi tek ne ka pak vend, dhuna ka më shumë vend. Këtu ka nevojë për të bërë me të vërtet ndryshime serioze në Kodin Rrugor duke marrë praktika nga vendet e zhvilluara. Psh në disa vende, tejkalimin e shpejtësisë e quajnë vepër kriminale. Nuk të fut në burg, por ta shënojnë tek rekordet, pra je person me rekorde kriminale. Ky person pastaj nëse do të dojë më vonë të zgjidhet në organet drejtuese i humbet këto të drejta.

 

 

Disa ndryshime të tjera që pritet të miratohen në Kodin Rrugor janë dhe kontrolli teknik i mjeteve që do të bëhet një herë në dy vjet. Ndërkohë që është parashikuar dhe 10-fishim i gjobave për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjobë që pritet të shkojë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *