E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Abuzime marramendëse me pronat në Kavajë

Abuzimet me pronat në zonën bregdetare në Kavajës janë konstatuar që në vitin 2013 edhe nga prefektura e Tiranës. Prefektja Suzana Jahollari në një intervistë për Vizion Plus, thotë se komisioni i pronës në këtë institucion ka depozituar edhe kallëzim penal për shkeljet e kryera. Tjetërsimi i pronave është shtrirë përgjatë gjithë vijës bregdetare, por sipas të dhënave në  Vilbashtove të Kavajës komisioni ka konstatuar 1 mln metra katror tokë të ndarë në mënyrë abuzive.

 

Lidhur me vendimin e qeverisë për të bllokuar përkohësisht lëshimin dhe regjistrimin e akteve te marrjes së tokës në pronësi, prefektja thotë se do të nisë një verifikimin i hollësishëm i parcelave përgjatë bregdetit Kavajas. Verifikimi do të bëhet me arat e vjetra të viti 1991. Sipas të dhënave janë 30 mijë parcela të cilat do të jenë objekt i verifikimeve nga veriu në jug përgjatë gjithë bregdetit. Parashikohet që me krijimin e agjencisë së pronave që do të ketë në përbërje edhe drejtorinë e legalizimeve, si dhe hipotekat e lëshimi i titujve të pronësisë do të jetë edhe më i kontrolluar.

 

Më shumë video

Reklamë