Pavarësisht deklaratave të Antonio Contes se nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea para qershorit  të 2019 kur i mbaron kontrata, Abramoviç  duket se ka tjetër axhendë dhe po vazhdon sondazhet e tij për trajnerin e ri të bluve të londrës.

 

Manjati rus, i Chelsea  duket i mrekulluar nga puna dhe filozofia e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, për të cilin është gati të paguaje edhe klauzolen prej 8 milion euro që e mban të lidhur këtë teknik me skuadrën italiane të paktën deri në qershor të këtij viti.

 

Mediat angleze dhe italiane, madje shkruajnë se presidenti i Napolit, De Laurentis është në dijeni të interesit që ka abramovic për strategun 58 vjecar dhe po përpiqet ta bindë Sarrin që të vazhdojë të punojë me ekipin që kryeson serine A, edhe sezonin e ardhshëm.

 

De Laurentis shpreson që Sarri të çojë përpara projektin për ndërtimin e një skuadre fituese ne Itali dhe Europe, por kur futen në mes milionat e oligarkeve Rus dhe sheikeve Arab, çdokush mund të tundohet, dhe në këtë rast edhe trajneri Sarri i cili në Premier League do të merrte 3-4 herë më shumë sesa fiton tani tek Napoli. Madje pervec parave, ai mund ta shohe Chelsin si një trampoline të rëndësishme për karrierën. Në varësi të ecurisë së bisedimeve me Sarrin, Abramovic do të marrë një vendim edhe për kandidatin tjeter Luis Enrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *